Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Lecce në Serie A, ka spikatur në Itali dhe me kuqezinjtë.
Sipas burimeve nga faqja e specializuar italiane me lajmet e klubit të Lecce, raportohet se Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, është duke monituruar personalisht dhe nga afër paraqitjet e mesfushorit 27 vjeçar.
Ausilio e ka vëzhguar Ramadanin nga stadiumi në dy ndeshje, me Leccen kundër Monza dhe në miqësoren Shqipëri-Bullgari.
Performanca e tij nuk kaloi pa u vënë re, pjekuria e tij e lejoi atë të integrohej menjëherë në Lecce dhe Serie A dhe kjo aftësi për t’u përshtatur është e rëndësishmë për një ekip që luan shumë ndeshje, përfshirë kupat europiane.
Vlera e kartonit të Ramadanit ka qenë 1.2 milionë euro, por tashmë sigurisht që është rritur së bashku me performancën. Nëse Inter merr vendimin për t’u ulur në tryezë e për të bashkëbiseduar me formalitet për kartonin e lojtarit, sigurisht që do të kishte një shifër më të lartë transferimi./h.ll/abcnews.al