Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nga janari qytetarët lëvizin të lirë në BE”, Von der Leyen në Prishtinë: Kosova të pranojë Asociacionin, Serbia njohjen de facto

schedule14:52 - 30 Tetor, 2023

schedule 14:52 - 30 Tetor, 2023

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në vizitën e saj në Kosovë ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në fjalën e saj Presidentja e KE-së tha se vlerëson progresin e Kosovës, duke shtuar se nga janari qytetaret lëvizin të lirë në BE.

Po ashtu bëri thirrje që të punohet më shumë në luftën kundër korrupsionit. “Serbia të pranojë njohjen de facto. Të marrim hapat për avancim”, ka thënë ajo.

Nga ana e saj presidentja Vjosa Osmani u shpreh se është e rëndësishme që të garantohet sundimi i ligjit në territorin e Kosovës, duke theksuar se Kosova ka treguar gatishmëri për progresin e nënshkrimit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!