31-vjeçarja shqiptare, Etleva Bodi ka ndërruar jetë, pas 48 orësh në koma, duke lënë pas katër fëmijë të vegjël. E reja humbi jetën pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre në Itali, pas një debati të zhvilluar mes çiftit.
Gruaja ishte duke folur në telefon në momentin kur burri e ka sulmuar. Më pas kur ka parë që e reja ka mbetur pa frymë, 41-vjeçari ka telefonuar urgjencën. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, e reja nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë 41-vjeçari ka rrëfyer në polici pas ngjarjes se kanë pasur konflikte të ashpra për shkak të xhelozisë./abcnews.al/


