Moti i keq në Ukrainë, tre të vdekur dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike

schedule20:55 - 28 Tetor, 2023

schedule 20:55 - 28 Tetor, 2023

Të paktën tre persona u vranë sot në Kiev nga rrëzimi i pemëve dhe dhjetëra komunitete mbetën pa energji elektrike, për shkak të stuhive të forta në Ukrainë dhe bombardimeve ruse në atë vend.

Ndërsa kushtet e motit u përkeqësuan, 1,880 komunitete në 16 rajone, përfshirë atë të Kievit, nuk kanë energji elektrike, tha Ministria e Brendshme në një postim në Telegram.

Rajonet më të prekura janë ato të Khmelnytskyi, Rivne dhe Lviv, në Ukrainën perëndimore. Në mëngjes Ministria e Energjisë njoftoi se të paktën 300 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Tre persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën nga rrëzimi i pemëve nga erërat e forta.

Infrastruktura ukrainase është shënjestruar nga bombardimet ruse që nga pushtimi në dimrin e 2022, duke lënë mijëra njerëz shpesh pa energji elektrike dhe ngrohje. Edhe pse pjesa më e madhe e rrjetit është restauruar, qeveria pret bombardime të reja në dimër dhe po kërkon nga aleatët perëndimorë të vendit t’i ofrojnë atij sisteme të mbrojtjes ajrore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!