Tirana, Osmani: Edhe në 2008 nuk kishin besim te Tirana, por dolëm kampionë

schedule14:12 - 27 Tetor, 2023

schedule 14:12 - 27 Tetor, 2023

Në prag të sfidës me Dinamon ditën e nesërme në “Selman Stërmasi”, drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani foli për gjendjen e ekipit dhe për situatën e kaluar me Orges Shehin

“Nuk jemi në një mini-krizë. Edhe unë sot që po dal para mediave e kam kërkuar vetë, sepse puna e drejtorit sportiv kjo është, në momente që ka rezultate jo të mira. Nuk jam dakord me problemet, sepse s’kemi pasur probleme të tjera përveç rezultatit. Mendoj se rezultatet kanë ardhur nga ana psikologjike e lojtarëve. Nuk ka qenë e mirë. për gati 2 vite e gjysmë, 3 vite ne kemi pasur rezultate shumë të mira. Ju tashmë e dini edhe vitin që ne humbëm kampionatin, e dini se si e humbëm. Dhe pse të gjithë pavarësisht nuk mund ta thonë siç po flas unë tani, por kur të mbarojë intervista ma thoni si e kemi humbur. Unë këtu kam dal që t’i them tifozerisë së Tiranës, që ju kërkoj falje për këto rezultate, sepse unë e di se sa e ndjejnë ata kur Tirana nuk është aty ku ata e duan. Prandaj ju them në emër të gjithëve që ju kërkoj falje. Edhe presidentit të cilit ka bërë një investim kaq të madh si asnjëherë tjetër në këto tre vite që unë kam qenë si drejtor.

Shiko të them të vërtetën nuk është se me Gesin (Shehin) ishim duke fituar edhe me Julin (Ahmatajn) po humbim. Mendoj se secili trajner ka meritat e veta. E di shumë mirë, siç thotë Gesi që Osmanin e kam mik, edhe unë atë e kam shumë mik. Është trajner të cilin në momentin që unë e kam marrë dhe kam bindur edhe presidentin që Gesi duhet të vijë te Tirana, edhe ju gazetarët nuk keni qenë dakord që ai do të kishte këtë sukses., që do të jetë ky Gesi që tani është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri.

Kriza? Kjo kalohet duke bindur futbollistët, të cilët nga ana psikologjike ka qenë shumë e rëndë duke bindur futbollistët. Mund t’iu kujtoj kur unë kam qenë futbollist te Tirana, kemi pasur dhe ne ato ngërçet tona. Po të bësh krahasimin e skuadrës në 2008 dhe tani, të gjithë biem dakord që Tirana në 2008 ka pasur lojtarët më të mirë, por edhe tani mendoj që ka lojtarët më të mirë.
Ne si klub i Tiranës nuk shohim asnjëherë që kjo skuadër vjen e dobët apo e fortë. Klubi i Tiranës hynë në fushë për të fituar. Te Tirana nuk është meritë të fitosh titullin kampion, Kupën. Këto janë detyrime që ka në ADN-në e vet.

Në rast se dalin dy specialistë dhe thonë që kjo skuadër nuk është ndërtuar mirë, unë nuk merrem më me këtë punë. Do kërkoj të punoj ose në kryeministri ose në bashki.

Nuk duhet të nxitohemi. Prandaj bëra krahasimin që dhe në 2008-ën kemi pasur këtë problem. Kanë qenë të gjithë lojtarët më të mirë të momentit. Dhe në 2008-ën pothuajse të njëjtat fjalë janë përmendur nga gazetarët: A ja vlejti Osmani? A ja vlejti Dabulla, Andi Lila, Muzaka, Ansi Agolli? Por në fund fare ajo Tiranë doli kampion.

Unë mendoj dhe kam shumë besim që nesër do të shohim një Tiranë krejt ndryshe. Kam folur me shumë futbollistë, edhe stafin. Kemi pasur praninë edhe presidentit afër. Mendoj që edhe lojtarët nesër do të japin maksimumin. Atë që ky klub kërkon. Që një futbollist që vesh bluzën e Tiranës do të japë maksimumin.

Di t’iu them vetëm këtë gjë. Si me presidentin, ashtu edhe me Gesin, unë pothuajse flas me të dyja palët. Nuk mendoj se po bëhet diçka e madhe. Ju garantoj që në ditët në vazhdim do bisedojmë me njëri-tjetrin dhe nuk do të jetë kjo tymnajë, sepse dhe ju mediat keni qejf që t’i bëni gjërat tymnajë. Nuk ju akuzoj, por keni qejf. Edhe unë po të punoja me ju kështu do veproja. Megjithatë, më thoni një trajner tjetër që është larguar nga Tirana dhe nuk ka ardhur prapë në këtë klub. Kanë pasur probleme më të mëdha se Gesi”, u shpreh Osmani./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!