Policia kontrolle paligjshmërive financiare në Lezhë, arrestohet administratori i dy dyqaneve

schedule11:47 - 27 Tetor, 2023

schedule 11:47 - 27 Tetor, 2023

Policia ka kryer kontrolle nëpër disa dyqane kundër paligjshmërive financiare ndërsa ka arrestuar një person. Bëhet fjalë për administratorin e dy dyqaneve për shitjen e riparimin e pajisjeve elektronike në Lezhë.

Gjatë kontrollit, u gjetën 217 celularë në total, me vlerë rreth 70 000 euro, të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjinën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim dhe blerje të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këto dyqane, u konstatua që 3 nga punonjësit ishin të pasiguruar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë administratori 37 vjeçar i këtyre dyqaneve për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!