VIDEO/ “Dardanët” zhgënjejnë në “Fadil Vokrri”, Astana mund Ballkanin dhe rihap grupin C

schedule20:36 - 26 Tetor, 2023

schedule 20:36 - 26 Tetor, 2023

“Kazakët” e Astana kanë arritur të surprizojnë “dardanët” e Ballkanit mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa në mitikun e Prishtinës, “Fadil Vokrri” i kanë mundur djemtë e teknikut Ilir Daja, me rezultatin e ngushtë, 1 me 2.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë të sfidës, me golat e Hovhannisyan e Beysebekov, në minutat 7’ e 23’ nxorrën “të pavlefshëm” golin e malazezit, Edvin Kuc të shënuar në minutën e 8’, duke siguruar kështu fitoren e parë në grupin C.

Falë këtij rezultati tashmë gjithçka është e hapur në këtë grup, me kazakët që ngjiten në kuotën e 3 pikëve, po aq Ballkani i Ilir Dajës, mirëpo këta të fundit për shkak të golavarazhit renditen në vendin e 3-të të grupit, ndërsa Astana në vendin e fundit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Kamo Hovhannisyan, 0-1:

Goli i Edvin Kuc, 1-1:

Goli i Abzal Beysebekov, 1-2: