Një deputet konservator është arrestuar pasi dyshohet për përdhunim dhe posedim droge.
Policia e Surrey konfirmoi arrestimin por partia konservatore nuk pranoi të komentonte, sipas gazetës Sun.
“Ai është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme”, tha një zëdhënës i policisë.
Arrestimi është një goditje e mëtejshme për Rishi Sunak, e cila vjen vetëm një javë pasi konservatorët pësuan dy humbje në zgjedhjet e pjesshme në Mid Bedfordshire dhe Tamworth.