Një 47-vjeçar është arrestuar këtë të martë nga Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër.
Ky shtetas është kapur në PKK Hanit i Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro.
Ndërkaq, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 56-vjeçar, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.
Automjeti dhe produktet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al