Pluhuri hënor i mbledhur nga Apollo 17 hedh dritë mbi moshën e vërtetë të Hënës

schedule16:01 - 25 Tetor, 2023

schedule 16:01 - 25 Tetor, 2023

Edhe pse ka ekzistuar për miliona mijëvjeçarë dhe ka ndriçuar qiellin gjatë natës mosha e saktë e Hënës ka mbetur një çështje tjetër e debatit shkencor. Tani, studiuesit pretendojnë se kanë përgjigjen, duke zbuluar se sateliti i Tokës është 40 milionë vjet më i vjetër se sa mendohej më parë.

Shkencëtarët e bënë këtë zbulim duke studiuar kristalet e pluhurit hënor të sjellë nga Hëna në Tokë në vitin 1972, si pjesë e misionit Apollo 17.

“Gjithmonë na është thënë se nuk ka gjasa që me anë të pluhurit hënor ne mund të zbulojmë moshën e vërtetë të Hënës. Nëse ne arrijmë të zbulojmë moshën e saj dhe shumë pyetje rreth Tokës do të kenë një përgjigje. Kur e dini se sa e vjetër është diçka, mund të kuptoni më mirë se çfarë ka ndodhur në historinë e saj,” shpjegon Dr Jennica Greer, studiuese kryesore, nga Universiteti i Glasgow.

Si dhe kur u formua Hëna?

Rreth 100 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor, një trup qiellor me përmasat e Marsit mendohet se ka goditur Tokën, duke nxjerrë jashtë një masë të madhe lënde nga e cila u formua hëna. Energjia e prodhuar nga përplasja nënkuptonte që sipërfaqja e Hënës fillimisht ishte “e shkrirë”, por ndërsa oqeani i magmës hënore u ftoh, ky material u ngurtësua.

Kristalet e ekzaminuara në këtë studim të fundit u formuan gjatë këtij procesi ftohjeje, që do të thotë se përbërja e tyre u ofron studiuesve mundësinë për të përcaktuar moshën e tyre dhe për rrjedhojë moshën e vetë hënës.

Megjithatë, përcaktimi i këtyre afateve kohore ka qenë i vështirë. Disa hulumtime mbi materialet hënore, të kombinuara me modelimin, kanë sugjeruar se hëna është rreth 4.42 miliardë vjet e vjetër, por kërkimet e fundit të kristalit kanë dhënë informacion se ajo mund të jetë edhe më e vjetër, deri në 40 milionë vjet.

Si arritën shkencëtarët në të dhënat e reja

Studiuesit thonë se teknikat e reja të analizës duket se konfirmojnë se kristalet e zbuluara janë shumë më të vjetra.

Qasja shkencore e datimit (e njohur si tomografia e sondës atomike – APT), përfshin përdorimin e një lazeri për nxjerrjen e atomeve nga kristalet mikroskopike. Më pas është e mundur të shikohet masa e këtyre atomeve dhe të matet raporti i llojeve të ndryshme të atomeve të uraniumit dhe plumbit të njohur si izotope. Për shkak se uraniumi shndërrohet në plumb me kalimin e kohës përmes kalbjes radioaktive, ky raport mund të hedhë dritë se sa i lashtë është kristali.

Siç përfundojnë shkencëtarët në studimin e tyre të botuar në revistën shkencore Geochemical Perspectives Letters, kristalet dhe për rrjedhojë edhe Hëna duket se janë të paktën 4.46 miliardë vjet të vjetra.

“Kjo epokë e zhvendos moshën e kores së parë të ruajtur hënore më herët me rreth 40 milionë vjet, duke lënë të kuptohet se hëna është formuar 110 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor,” raporton ekipi hulumtues.