Mosmarrëveshja mbi komentet e bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mbi konfliktin Hamas-Izrael, ka bërë që ky i fundit të kërkojë dorëheqjen e tij. Ministria e Jashtme izraelite e akuzon atë për një “qëndrim të njëanshëm dhe të shtrembëruar” ndaj Izraelit.
Ministria tha në një deklaratë se komentet e Guterres në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dje “provokojnë zemërim dhe habi dhe e njollosin atë dhe organizatën që ai drejton”. Ministria shkoi aq larg sa akuzoi shefin e OKB-së për “mbështetje të dhunës monstruoze” të Hamasit në sulmet e tij të 7 tetorit.
“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duhet të tërheqë fjalët e tij, të bëjë kërkime të thella personale dhe të kërkojë falje për deklaratën e tij”, thuhet në deklaratën e postuar për X. Ambasadori i Izraelit në OKB i bëri thirrje atij të jepte dorëheqjen dhe ministri i Jashtëm Eli Cohen tha se do të anulonte takimin e tij me udhëheqësin e OKB-së.
Guterres shkaktoi debat diplomatik dje pasi ai shprehu shqetësimin se “shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar” ishin kryer nga Izraeli në Gaza dhe se sulmet e Hamasit “nuk ndodhën në vakum”./abcnews.al