Calciopoli ka mbaruar, Juventus heq dorë nga ankesa e fundit kundër federatës dhe Interit për Scudetto e vitit 2006

schedule15:05 - 24 Tetor, 2023

schedule 15:05 - 24 Tetor, 2023

Pas 17 vitesh i jepet fund Caliopolit. Juventus hoqi dorë nga ankesa në Këshillin e Shtetit kundër FIGC dhe Interit për të rrëzuar vendimin e TAR të vitit 2016, i cili u kishte mohuar bardhezinjve kompensimin për dëmin e padrejtë të supozuar të shkaktuar nga vendimi i komisionerit të Federatës së Futbollit, Guido Rossi, ku trofeu i Scudettos në vitin 2006 i shkoi Interit për shkak se Juventus u dënua nga drejtësia sportive.

Seanca për apelimin ishte caktuar për mëngjesin e sotëm, por më 13 tetor Juventus vendosi të tërheqë kërkesën për dëmshpërblim, të nënshkruar nga presidenti Gianluca Ferrero./ h.ll/abcnews.al