Ministri i Jashtëm austriak Alexandër Schallenbeg ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të ruajë fokusin e tij dhe të përqendrohet në Ballkanin Perëndimor.
Ai thekson se kjo është shumë e rëndësishme duke theksuar se tani bota po përballet me disa kriza.
“Nga këndvështrimi i Austrisë, situata është ende paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe ne nuk duhet të devijojmë nga fokusi”, ka thënë ndër të tjera Schallenberg.
Siç është paralajmëruar, shefat e diplomacisë së BE-së do të diskutojnë për situatën në Kosovë pas konfliktit në Banjska si edhe vizitën e fundit të dërguarve diplomatike të BE-së dhe SHBA-së në Beograd dhe Prishtinë./abcnews.al/


