Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

OKB: Rastet e lisë së dhenve, zgjebes dhe sëmundjeve diarreike janë përhapur në Rripin e Gazës

schedule07:38 - 23 Tetor, 2023

schedule 07:38 - 23 Tetor, 2023

Rastet e lisë së dhenvem zgjebes dhe sëmundjeve diarreike janë në rritje në Rripin e Gazës për shkak të kushteve të rënda sanitare, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) shpjegoi se ndër arsyet kryesore të përhapjes së sëmundjeve është se banorët e Gazës janë të detyruar të pinë ujë të kontaminuar, në mungesë të ujit të pijshëm të pastër.

Agjencia tha dha shifra konkrete. Megjithatë, paralajmëroi rrezikun e rritjes së rasteve të sëmundjeve infektive nëse nuk rikthehet furnizimi me ujë dhe nëse impiantet e ujërave të zeza nuk ri-energjizohen, apo nuk marrin karburant.



Ushtria izraelite e ka vendosur Rripin e Gazës nën “rrethim të plotë”, duke ndërprerë ujin, energjinë elektrike, ushqimin, ilaçet, karburantin dhe furnizimet e tjera thelbësore, si pjesë e operacioneve hakmarrëse pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit më 7 Tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!