Mesazhi i ri i Biden: Terroristët duhet të paguajnë, ne nuk duhet të tërhiqemi

schedule17:42 - 20 Tetor, 2023

schedule 17:42 - 20 Tetor, 2023

Një tjetër postim për luftën në Izrael është bërë nga presidenti amerikan Joe Biden në të cilin shkruan se terroristët duhet të paguajnë, përndryshe do të vazhdojnë të shkaktojnë “kaos, vdekje dhe shkatërrim”.

Në mënyrë të detajuar në postimin e tij, presidenti amerikan Joe Biden shkroi:
“Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë çmimin për terrorizmin e tyre, ose kur diktatorët nuk paguajnë çmimin për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos, vdekje dhe shkatërrim.

Dhe kostot dhe kërcënimet për Amerikën dhe botën vazhdojnë të rriten.

Nuk duhet të tërhiqemi”.

/abcnews.al