Bilanci tragjik, mbi 4 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

schedule15:32 - 20 Tetor, 2023

schedule 15:32 - 20 Tetor, 2023

Të paktën 4,137 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, tha sot ministria e shëndetësisë, në ditën e 14-të të luftës.

Përveç kësaj, 13,162 janë plagosur, sipas të dhënave të fundit nga qeveria e Hamasit që drejton Rripin e Gazës. Midis viktimave, 16 persona u vranë në kishën ortodokse greke të Shën Porfirit në qytetin e Gazës, e cila u bombardua nga sulmet izraelite dje.

Ndërsa 46 personel mjekësor  janë vrarë nga bombardimet dhe 85 janë plagosur. Përveç kësaj, shtatë spitale dhe 21 qendra shëndetësore janë jashtë funksionit për shkak të bllokadës së vendosur nga Izraeli në Rripin e Gazës, një ditë pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit.

Më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në Izrael nga Hamas, shumica prej tyre civilë.

Sipas ushtrisë izraelite, rreth 1500 luftëtarë të Hamasit janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionin e tij ushtarak në përgjigje të ofensivës së Hamasit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!