Lufta në Rripin e Gazës/ Greqia: Të garantohet siguria e vendeve të adhurimit dhe institucioneve fetare

schedule14:38 - 20 Tetor, 2023

schedule 14:38 - 20 Tetor, 2023

Lidhur me sulmin që Izraeli kreu ndaj kishës historike në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur në Rripin e Gazës, Ministria e jashtme e Greqisë deklaroi se duhet të garantohet siguria e vendeve të adhurimit dhe institucioneve fetare.

Në deklaratën që ndodhet në faqen zyrtare të internetit të ministrisë, përdoret shprehja “Sulmi i kryer ndaj një ndërtese ngjitur me Manastirin e Shën Porfirit në Gaza”.

Më tej në deklaratë shprehet keqardhje e thellë për jetët e humbura në sulm dhe ndër të tjera bëhet vlerësimi se “Mbrojtja e civilëve, siguria e vendeve të adhurimit dhe institucioneve fetare duhet të garantohet dhe të respektohet nga të gjitha palët”.

Ushtria izraelite dje kreu sulm ndaj Kishës historike Ortodokse Greke Shën Porfiri, në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur nga Gaza. Në sulm humbën jetën të paktën 8 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.