Trajneri i Tiranës, Juljan Ahmataj, foli menjëherë pas disfatës në derbi ndaj Partizanit, me rezultatin 2-1. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN TV”, tekniku bardheblu, u shpreh:
“Momentet e përqendrimit, janë ato që të sjellin probleme. Fati nuk ishte me ne, goditëm 3 herë traversën, topat tonë shkonin jashtë, kurse Partizani goditi dy herë shtyllën dhe topat shkonin brenda.
Vështirësi patën të dy skuadrat, edhe ne u shfaqëm para portës, por duhet të ishim më të qartë për të shkuar në finalizim.
Duke provuar gjithçka për të shkuar te barazimi, duke përdorur Dokën në treshën e mbrojtjes, ishim shumë ofensiv, na ngeli zëvendësimi i Lulajt, për të rregulluar balancat.
Ishim shumë të brishtë në atë moment. E njëjta na ndodhi edhe te goli i parë në goditja standarte, do fusnim Kainën dhe në atë moment e pësuam. Fati nuk ishte me ne.
Jam i kënaqur me ndërrimet, për luftën dhe karakterin që treguan, pashë një skuadër që luftoi”, përfundoi Ahmataj./ h.ll/abcnews.al