Një automjet tip “BMW’ ka marrë flakë në ecje në vendin e quajtur Portëz në aksin Fier-Patos. Në automjet udhëtonin dy persona, 35 dhe 41 vjeç.
Sapo ka vërejtur tymin, drejtuesi dhe pasagjeri kanë braktisur mjetin për t’i shpëtuar flakëve. Ata kanë marë dëmtime në trup dhe ndodhen në spital.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, si dhe policia./abcnews.al