Rusia do të dërgojë 27 tonë ndihma humanitare për civilët në Rripin e Gazës nëpërmjet Egjiptit.
“Një avion special u nis nga aeroporti Ramenskoye, afër Moskës, me destinacion aeroportin al-Aris në Egjipt. Ndihma humanitare ruse do t’u dorëzohet përfaqësuesve të Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane për t’u dërguar në Rripin e Gazës”, tha zëvendësministri Ilya Denisov në deklaratë, pa specifikuar se kur u nis avioni.
Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit, Joe Biden dhe Abdel Fattah al-Sisi, njoftuan të mërkurën, se do të lejojë kalimin e ndihmës ndërkombëtare Gaza.
Biden, i cili vizitoi Tel Avivin ditën e djeshme, tha se Sisi kishte rënë dakord që Egjipti “do të lejonte deri në 20 kamionë të kalonin” përmes kalimit Rafah, i vetmi që nuk kontrollohet nga Izraeli .
Megjithatë, kjo ndihmë nuk do të jetë në gjendje të hyjë në enklavën palestineze para së premtes për shkak të punës që po bëhet për restaurimin e rrugëve të dëmtuara nga bombardimet izraelite.
/abcnews.al