Jim Jordan humbet sërish, nuk arrin të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

schedule20:48 - 18 Tetor, 2023

schedule 20:48 - 18 Tetor, 2023

Kongresmeni Jim Jordan, një mbështetës i flaktë i Donald Trump, ka dështuar për herë të dytë të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, gjë që e zhyt këtë Dhomë në një “moçal” edhe më të madh.

Presidenti amerikan Joe Biden i premtoi Izraelit të gjithë ndihmën e mundshme në luftën me Hamasin. Por Dhoma e Përfaqësuesve, pa kryetar prej 16 ditësh, është e paralizuar dhe nuk mund të miratojë asnjë ligj apo të marrë masa për zbatimin e angazhimeve të presidentit demokrat.

Jordan i nevojiteshin 217 vota për t’u zgjedhur, por 22 republikanë dhe të gjithë demokratët (212) votuan kundër tij. Ai mblodhi 199 vota, një më pak se sa mori të martën, në votimin e parë.

Republikanët, të cilët kanë shumicën në Dhomë, nuk janë në gjendje të bien dakord mes tyre, një vit para zgjedhjeve presidenciale.

Jordan, i cili i përket krahut ultra-konservator të partisë dhe mbështet Trump, është aktualisht i vetmi kandidat për postin dhe tha sot se nuk do të tërhiqet nga kandidimi për presidencën.

Partia po shqyrton zgjidhje të ndryshme për t’i dhënë fund ngërçit. Një skenar i mundshëm është t’i jepet përkohësisht kompetenca shtesë Patrick McHenry, deputeti që vepron si kryetar i Dhomës. Përgjegjësia e tij e vetme sot është të organizojë procesin zgjedhor për të emëruar një pasues të Kevin McCarthy, presidenti i cili u rrëzua nga një pjesë e vogël e kolegëve republikanë në fillim të këtij muaji.

Një tjetër mundësi është aleanca e republikanëve të moderuar me Partinë Demokratike, e cila aktualisht po e shikon si spektator. Duke u bërë thirrje republikanëve t’i japin fund “luftës civile”, udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries la të hapur mundësinë e “bashkëpunimit ndërpartiak”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!