Muzeu i njohur skocez njofton se i mungon një skulpturë me vlerë 3 milionë dollarë

schedule16:03 - 17 Tetor, 2023

schedule 16:03 - 17 Tetor, 2023

Muzeu i Glasgow ka njoftuar se mungon një skulpturë e Auguste Rodin me vlerë 3 milionë dollarë.

Skulptura, pjesë e koleksionit të famshëm “The Burghers of Calais”, e blerë nga muzeu në vitin 1901 nga artisti francez, nuk gjendet më, zbuloi një zyrtar i muzeut.

Vepra e Rodinit u ekspozua në parkun Kelvingrove nga 25 qershori deri më 30 shtator 1949 dhe është mes qindra artikujve që mungojnë ose kanë humbur.

Drejtori i institucionit të menaxhimit të muzeut të Skocisë, Jerome Le Bleu, tha për AFP se “zhdukja është e trishtueshme”.

Rodin kishte krijuar versione të ndryshme të “Qytetarëve” të tij, me materiale të shumta dhe skulpturat zbukuronin rajone të ndryshme të planetit.

Statujat, simbol për sakrificën e zyrtarëve lokalë në rrethimin e qytetit francez nga ushtria angleze gjatë Luftës Njëqindvjeçare, iu porositën artistit nga komuna dhe u zbuluan në 1895./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!