Një komandant i lartë i Hamasit, Ayman Nofal, është vrarë në një sulm ajror izraelit në Gaza, sipas Sky News.
Ai ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Ushtarak dhe komandant në Brigadat al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, sipas të njëjtave informacione.
“Ai u vra si rezultat i një bombardimi izraelit që kishte në shënjestër vendbanimin Bureij në Rripin qendror të Gazës”, tha Hamas në një deklaratë. /abcnews.al