Të paktën 4 persona u vranë sot nga bombardimet izraelite në Libanin jugor, pranë fshatit Alma al-Shaab, thanë burimet libaneze të sigurisë.
Për momentin nuk ka informacion të mëtejshëm për ngjarjen.
Ushtria izraelite njoftoi të martën se ka goditur objektiva “terroristë” gjatë natës, duke iu referuar pozicioneve të lëvizjes shiite Hezbollah në Liban.
Që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas i shkaktuar nga një sulm nga lëvizja islamike palestineze më 7 tetor, përleshjet në kufirin e Izraelit me Libanin kanë marrë jetën e të paktën 10 personave, mes tyre militantë, por edhe një kameraman i agjencisë së lajmeve Reuters dhe dy civilë. Nga ana izraelite, të paktën dy persona janë vrarë.
Komuniteti ndërkombëtar po shpreh gjithnjë e më shumë shqetësimin se do të shpërthejë një luftë midis Hezbollahut të Libanit, një organizatë e afërt me Iranin, një aleat i Hamasit, dhe ushtrisë izraelite.
Izraeli ka nisur të evakuimin e banorëve të 28 komuniteteve në veri të vendit për shkak të përleshjeve në kufirin me Libanin.