Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk miraton rezolutën e armëpushimit në Gaza

schedule08:58 - 17 Tetor, 2023

schedule 08:58 - 17 Tetor, 2023

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim humanitar nuk ka kaluar. Propozimi, i hartuar nga Rusia, mori pesë vota pro, më pak se nëntë të kërkuara.

Katër vota ishinkundër dhe gjashtë abstenime për votimin e draftit, i cili gjithashtu bënte thirrje për lirimin e pengjeve, aksesin e ndihmës humanitare dhe evakuimin e sigurt të civilëve.

Rezoluta dënonte dhunën kundër civilëve dhe të gjitha aktet e terrorizmit, por nuk përmendi emrin e Hamasit.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, hodhi dritë mbi arsyen pse disa vende votuan kundër: “Duke dështuar të dënojë Hamasin, Rusia po mbulon një grup terrorist që brutalizon civilët e pafajshëm.

Por ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, tha se këshilli “do të ndërmerrte hapa për t’i dhënë fund gjakderdhjes”. Këshilli do të votojë sot mbi një rezolutë të hartuar nga Brazili që dënon “sulmet e tmerrshme terroriste nga Hamasi”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!