Futbollisti i njohur i Skënderbeut në vitet 1975-1985, Daniel Xhemo, ka ndërruar jetë për shkak të problemeve kardiake. Korçari i njohur që në moshë të re ka luajtur futboll që nga klasat sportive të shkollës “Stavri Themeli” e me pas me gjitha ekipet zinxhir të Skënderbeut deri sa veshi fanellën e rëndësishme bardh e kuq.
Pasi mbaroi studimet për Inxhinieri mekanike, Xhemo u rikthye perseri në Skënderbeu, lojë të cilën e ka lënë në fund të vitit në 1990, për t’u përkushtuar profesionit të tij të inxhinierit në drejtorinë e kontrollit të automjeteve, aty ku punoi deri ditën e sotme.
Madje, Daniel Xhemo dhe sot ka qenë në punë dhe aty ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga probleme kardiake.
Me humbjen e Xhemos, futbolli korçar ka humbur një pjesë të historisë së Skënderbeut ashtu si dhe shokët që humbën kolegun e tyre profesionist e familjarët njeriun e tyre të mirë./ h.ll/abcnews.al