Janë mbyllur pak çaste më parë tre ndeshjet e mbrëmjes, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Italia ka marrë një fitore të rëndësishme sot në Bari ndaj Maltës me shifrat 4-0.
Italianët kaluan dy herë në avantazh në pjesën e parë, ku Bonavetura dhe Berardi dërguan topin në rrjetë. Në të dytën, ishte përsëri Berardi i cili trefishoi shifrat. Në minutën e 94’ të sfidës, nuk ka munguar as emri i mesfushorit të Interit, Davide Frattesi, i cili ka shënuar edhe golin e katërt për Italinë.
Me këto tre pikë, Italia renditet në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Ukraina e vendit të tretë e cila ka edhe një ndeshje më shumë se të kaltërit e Spalletitt.
Danimarka gjithashtu nuk e ka diskutuar në asnjë moment fitoren ndaj Kazakistanit në shtëpi. “Vikingët” fituan me shifrat 3-1, dhe kështu më këtë rezultat ata renditen në vendin e dytë në grupin e tyre me 16 pikë, po aq sa Sllovenia e vendit të parë.
Ndeshje spektakolare ka qenë në “Puskas Arena”, ku Hungaria ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Serbisë mes emocioneve. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ku golat ishin të furishëm njëri pas tjetrit. Hungaria me tre pikët e mara mbrëmjen e sotme, pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Serbia në të dytin me 10 pikë. Duhet theksuar se hungarezët kanë edhe një ndeshje më pak se serbët./h.ll/abcnews.al
Shikoni golat e Danimarkë-Kazakistan