Skandali me bastet nga futbollistët e rinj italianë, me në krye Nikolo Zaniolon dhe Sandro Tonalin duket se e ka tronditur tej mase botën e futbollit në vendin fqinj.
Për këtë gjë ka zgjedhur të reagojë dhe drejtori sportiv i Monzës, Adriano Galiani, i cili u ndal tek ish-mesfushori i Milanit.
“Nuk komentoj në gjëra që nuk i di dhe ende nuk ka akuza. Nuk e njoh personalisht Zaniolon, por e njoh shumë mirë Tonalin, i cili është një djalë fantastik.
Besoj se këto baste janë probleme të mëdha për shumë të rinj, si droga dhe alkooli. Çfarë di është ajo që lexoj në gazeta dhe besoj se është thjeshtë një pakujdesi fëmijësh”, ishin fjalët e Galianit./ h.ll/abcnews.al