Marotta për Lukaku: Interi i shfaqi besim dhe respekt

schedule19:16 - 14 Tetor, 2023

schedule 19:16 - 14 Tetor, 2023

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta nuk është i impresionuar me sulmuesin e Romës, Romelu Lukaku, i cili është përpjekur të arsyetohet për largimin nga “San Siro”.

Belgu ishte i huazuar nga Chelsea sezonin e kaluar dhe pikërisht kur Interi ishte në bisedime për ta bërë këtë lëvizje të përhershme, doli se ai po negocionte me rivalët e tyre të përbetuar, Juventus.

Në vend të kësaj, ai përfundoi duke iu bashkuar Romës në formë huazimi, por këtë javë insistoi në një konferencë shtypi se njerëzit do të ‘trondiseshin’ kur të dinin se çfarë ndodhi në të vërtetë prapa skenave.

“Kam parë shumë nga këto situata në tregun e transferimeve dhe asgjë nuk më befason tani”, ka thënë Marotta në festivalin e “Gazzetta dello Sport”.

“Ndonjëherë besimi mund të kthehet në humbje të shpresës dhe më pas në zhgënjim. Në futboll, paraja është ajo që sundon gjithçka, dhe këtë e them për atë që ka të bëjë me Interin në të kaluarën e afërt. Por kjo është e kaluara, ndaj le të shikojmë nga e ardhmja.”

Kur Roma luan me Interin në “San Siro”, ultrasit e zikaltërve që pritet të jenë rreth 50,000 mijë, do të fërshëllejnë Lukakun në çdo moment që prek topin.

“Kam dëgjuar për këtë. Është më mirë që ata të brohorasin për lojtarët tanë, por unë e kuptoj që tifozët kanë të drejtë të kritikojnë në mënyrë të civilizuar”, është shprehur Marotta./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!