Luciano Moggi njihet për batutat e tij. Ish-administratori i deleguar i Juventusit, i cili pati edhe një aventurë të shkurtër në Shqipëri si drejtori sportiv i Partizanit, është ndalur te rivaliteti midis Interit dhe Juventusit.
82-vjeçari i rikthehet edhe njëherë merkatos së verës dhe thumbon zikaltrit dhe Romelu Lukakun në prononcimin e dhënë për Libero. Ky i fundit nuk shënoi përballë bardhezinjve, të cilët fituan ndeshjen me golat e Dybala dhe Higuain.
“Heqja dorë nga blerja e Romelu Lukakut ishte goditja më e madhe e Juventusit. Në verë pëshpëritej se belgu mund të transferohej në Torino dhe Higuain tek Interi. Më duket shumë e qartë se kush ka dalë i fituar… “, thekson Luciano Moggi. /abcnews.al