Plagosja me armë në Malësi të Madhe, policia jep detajet: Merren në pyetje 3 shtetas, 17-vjeçari afgan ndodhet në spital

schedule17:32 - 14 Tetor, 2023

schedule 17:32 - 14 Tetor, 2023

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e raportuar në Malësi të Madhe. Bëhet me dije se katër shtetas nga vendet e treta janë konflikuar me disa shtetas të tjerë dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari afgan. Sakaq theksohet se po merren në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17 vjeçarin afgan, ndërsa ky i fundit është dërguar në spital për mjekim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!