Diplomati rus Nikolai Kobrinets, i cili shërbeu si drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme ruse, u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Stamboll. Diplomati 61-vjeçar rus shkoi në Stamboll për të marrë pjesë në një takim të ambasadorëve.
Sipas mediave turke, Kobrinets ka shkuar në një hotel në qendër të Stambollit, rreth orës 14:00 të ditës së djeshme dhe ka qëndruar aty. Kolegët e tij të shqetësuar pasi ai nuk ka shkuar në takim në mëngjes kanë kontaktuar me menaxhmentin e hotelit për të marrë informacione për diplomatin.
Punonjësit e hotelit nuk kanë mundur ta kontaktojnë dhe më pas kanë hyrë në dhomën e tij, ku e kanë gjetur të vdekur në shtrat.
Policia po kryen hetimet për ngjarjen dhe sipas informacioneve të para nga shërbimi mjeko-ligjor, të cituar nga mediat turke, dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.
/abcnews.al