Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i ftuar në “Newsline” ndër të tjera paku edhe kapacitet e hotelerisë që ka sot qyteti.
Ai tha Berati ka bërë revolucionin më të jashtëzakonshëm sa i përket sektorët të hotelerisë.
Përveç bregdetit, sipas Demos, Berati i vetmi qytet që ka disa hotele me mbi 100 dhoma dhe nga viti në vit ky numër po shtohet.
Kryebashkiaku bëri me dije se deri në muajin tetor, Beratin e kanë vizituar 750 mijë turistë
“Berati, unë përmend shpesh herë, është qyteti që ka bërë revolucionin më të jashtëzakoshëm sa i përket sektorit të hotelerisë në heshtje.
Ne Berat numri i dhomave që shtohen nga viti në vit është i jashtëzakonshëm.
Janë shumë pak qytete në Shqipëri, përvec bregdetit që kanë hotele me mbi 100 dhoma, në Berat janë katër të tillë.
Investimet publike nëse nuk ndiqen nga mbrapa nga investimet private nuk kanë një impakt të madh në ekonomi.
Kredia në qytetin e Beratit që merren nga sipërmarrësit, 65% e tyre janë të fokusuara të sektorin e turizmit.
Nëse në vitin 2019 ne kemi pasur diku te 200 mijë turistë, në 2022 patëm 400 mijë turistë dhe në vitin 2023 deri më tani Berati ka pritur 750 mijë turistë.
Edhe sot unë ju sfidoj të gjeni një dhomë bosh në qytet” tha ai.
Demo shtoi se edhe pse kantinat në qytet kanë filluar me baza familjare, ata tanimë janë zgjeruar dhe janë kthyer në biznese të mirëfillta.
“Historia e shtëpive të verës, janë histori që kanë filluar me bazë familjare, ajo që ka ndryshuar vit pas vit këto verëra janë zgjeruar dhe nuk janë më vetëm strukturë familjare, por janë kthyer në biznese me të punësuar.
Forca më e rëndësishme që e bën një sektor të lëvizë, padyshim që është tregu. Fati i mirë është që tashmë kërkesa për produkte e bën këtë gjë që vetë sektori duhet t’i përgjigjet këtij fluksi.
Profili i Beratit sot është shumë më ndryshe seç ka qenë para disa vitesh. Në fakt kjo e bën që i gjithë zinxhirë e bën të lëvize.
Festivali i verës është për të krijuar identitetin e territorit të lidhje me këtë produkt” u shpreh Demo./abcnews.al