Tubimet masive në mbështetje të palestinezëve u zhvilluan në të gjithë Iranin të premten, sipas imazheve të publikuara në agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA.
Në Teheran, demonstruesit mbanin pankarta anti-izraelite dhe thërrisnin “vdekje Izraelit”, shkruan CNN.
Shumë demonstrues u panë duke mbajtur flamurin palestinez dhe fotografitë e Qasem Soleimani, kreut të njësisë elitare të Gardës Revolucionare të Iranit të Forcës Quds, i cili u vra në një sulm ajror amerikan në vitin 2020.
Politikanët kryesorë iranianë morën pjesë në tubim, duke përfshirë Mohammad Baqer Kalibaf, kryetarin e parlamentit të Iranit dhe Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, kreun e gjyqësorit të Iranit./abcnews.al