OKB: Urdhri për zhvendosjen e një milionë civilëve është i tmerrshëm, Gaza në prag të kolapsit

schedule12:49 - 13 Tetor, 2023

schedule 12:49 - 13 Tetor, 2023

Agjencia Palestineze e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara (UNRWA) ka kritikuar kërkesën e Izraelit ndaj një milionë civilëve palestinezë të largohen drejt jugut të Gazës. Agjencia theksoi se thirrja, ku thuhej se civilët duhet të largoheshin nga qyteti i Gazës brenda 24 orëve, është e tmerrshme.

“Kjo do të çojë vetëm në nivele të paprecedentë mjerimi dhe do t’i shtyjë më tej njerëzit në Gaza në humnerë,” tha komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini duke shtuar se më shumë se 423 mijë njerëz tashmë janë zhvendosur që nga kundërofensiva e Izraelit ndaj Hamasit pas sulmit të së shtunës.

“Shkalla dhe shpejtësia e krizës humanitare që po shpaloset është rrëqethëse. Gaza po bëhet shpejt një vrimë ferri dhe është në prag të kolapsit. Nuk ka asnjë përjashtim, të gjitha palët duhet të respektojnë ligjet e luftës; Ndihma humanitare duhet t’u ofrohet në çdo kohë civilëve.”, u shpreh Lazzarini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!