Hamasi: Sulmuam sepse kishim informacione se Izraeli do të na sulmonte

schedule18:43 - 12 Tetor, 2023

schedule 18:43 - 12 Tetor, 2023

Një zëdhënës i Hamasit, Saleh Al-Aruri tha se 1,200 anëtarë të Brigadave al-Qassam hynë në Izrael gjatë sulmit të së shtunës, në një intervistë me Al Jazeera të enjten.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se “plani ushtarak i brigadave al-Qassam ishte të synonin pjesën e ushtrisë pushtuese në Gaza dhe të luftonin vetëm ushtarët okupatorë. Kishim informacione se ata po planifikonin të na sulmonin pas festave hebraike”.

Saleh Al-Arouri pretendoi se Hamasi arriti të pushtonte selinë e divizionit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Gaza në më pak se tre orë, duke thënë se edhe Hamasi ishte “kapur në befasi “.

“Pushtimi i Gazës do ta kthejë betejën në një fatkeqësi për ushtrinë dhe udhëheqësit e saj. Plani ynë mbrojtës është shumë më i fortë se plani sulmues”, shtoi numri 2 i Hamasit, sipas Jerusalem Post.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!