Netanyahu: Hamasi është ‘armik i qytetërimit’

schedule13:57 - 12 Tetor, 2023

schedule 13:57 - 12 Tetor, 2023

Benjamin Netanyahu i Izraelit sulmoi Hamasin, duke thënë se organizata është  “armik i qytetërimit”. Në deklaratën e tij për shtyp me sekretarin amerikan Blinken, ai listoi mizoritë që dyshohet se janë kryer nga militantët.

“Vrasja e të rinjve në një festival muzikor në natyrë, masakrimi i familjeve të tëra, vrasja e prindërve para fëmijëve dhe vrasja e fëmijëve para prindërve, djegia e njerëzve të gjallë, prerja e kokës, rrëmbimi i të rinjve, janë këto mizori që ka kryer Hamas,” tha Netanyahu.

Netanyahu tha se asnjë vend nuk duhet të strehojë militantët e Hamasit dhe ata që e bëjnë këtë duhet të sanksionohen.

Ai madje falenderoi SHBA-në për mbështetjen, duke shtrënguar më pas duart me Blinken.

/abcnews.al