“Spanja arrogante”, ndihmësi i teknikut të Skocisë: Do i mundim dhe në “shtëpinë” e tyre

schedule23:56 - 11 Tetor, 2023

schedule 23:56 - 11 Tetor, 2023

Skocia habiti jo pak në sfidën e parë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa në “Hampden Park” të Gllasgout, mundën “iberikët” spanjollë, me rezultatin e pastër 2 me 0, duke i shokuar jo pak këta të fundit.

Humbja nuk la “shije” të mirë te spanjollët, teksa pas ndeshjes disa nga lojtarët e “la furia roja” filloi të ankohej për lartësinë e barit të stadiumit e disa të tjerë për stilin “antik” të lojës që skocezët përdornin.

Për këtë aryse, te Kombëtarja skoceze i kanë etiketuar spanjollët si arrogantë, teksa për fjalët e tyre pas përballjes së parë, e veçanërisht ato të kapitenit Rodri, i cili krikonte lojën e rivalit ka folur dhe ndihmësi i teknikut, Steve Clarke, John Carver.

“Nuk e di se çfarë kishte ndër mend Rodri me fjalët e tij. Ne kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer dhe komentet e tyre janë të pavend. Kjo tregon mungesë respekti për kundërshtarin.

Këto janë shenja arrogance nga spanjollët. Gjithsesi ne jemi gati t’i tregojmë Spanjës se mund t’i mundim edhe në shtëpinë e tyre. Spanja ka ndryshuar jo pak në këto muaj, por ne nuk i kemi frikë”,- u shpreh ndihmësi i teknikut së skocezëve. /i.m /abcnews.al