Dybala: Po zbavitemi me Sarrin, ka një ndryshim të madh me Allegrin

schedule12:36 - 8 Tetor, 2019

schedule 12:36 - 8 Tetor, 2019

Paulo Dybala shënoi golin e parë në kampionat në fitoren kundër Interit. Gëzim i madh dhe çlirim për argjentinasin, i cili ka kaluar një verë të vështirë.

Zërat e merkatos e lidhnin më shumë me një largim sesa qëndrim te Juventusi, por fantazisti e ka lënë pas krahëve atë periudhë dhe po zbavitet me futbollin ofensiv të Maurizio Sarrit.

25-vjeçari bën edhe një krahasim midis lojës së Allegrit dhe Sarrit në prononcimin e dhënë për Corriere di Torino, si dhe jep një mesazh të qartë për ata që flasin për bardhezinjtë.

INSISTIMI – “Të dëgjosh emrin tënd si pjesë të skuadrave ku nuk doja të shkoja, nuk është diçka e bukur. Ky është futbolli, por unë isha i qartë që në fillim kur u shpreha se dua të qëndroj te Juventusi. Deri në fund të merkatos nuk e dija se çfarë do të ndodhte. E përsëris, doja të qëndroja, të luaja këtu dhe të vazhdoja karrierën me Juventusin. Mendoj se mund t’i jap akoma këtij ekipi dhe diçka e bukur u pa kundër Interit. Tani ndihem më i qetë dhe i lehtësuar.”

SARRI – “Isha i bindur që do filloja të zbavitesha me të dhe do punoja fort për të treguar vlerat e mia. Loja e tij ndryshon shumë me atë të Allegrit. Mendoj se Sarri është më shumë ofensiv dhe vihet re stili i tij i lojës. Ndihemi mirë, po shënojmë të gjithë dhe duhet të tregohet respekt kur flitet për Juventusin”, përfundon Paulo Dybala. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!