Bilanc i frikshëm, rritet në 950 numri i të vrarëve në Gaza

schedule08:22 - 11 Tetor, 2023

schedule 08:22 - 11 Tetor, 2023

Të paktën 950 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që kur Izraeli nisi sulmet ajrore të shtunën, ndërsa më shumë se 5 mijë janë plagosur, sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze. Më shumë se 260,000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Gaza ndërsa ushtria izraelite vazhdon të bombardojë enklavën palestineze.

Bombardimet e ditëve të fundit kanë shkatërruar më shumë se 1,000 shtëpi. Ndërkohë, grupet humanitare kanë dënuar njoftimin e Izraelit se do të ndërpresë ushqimin, ujin dhe furnizimet pas një rrethimi të plotë të enklavës.

Sulmi i papritur i së shtunës nga Hamasi erdhi pasi kolonët izraelitë sulmuan Xhaminë Al-Aksa.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!