“Kemi tre finale përpara”, Sylivnho për “Reuters”: Jemi me fat që kemi gjetur Jasir Asanin

schedule19:56 - 10 Tetor, 2023

schedule 19:56 - 10 Tetor, 2023

Mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.

Në një intervistë për prestigjiozen, “Reuters”, në prag të duelit ndaj Çekisë, tekniku Sylvinho përveç sfidës të së enjtes u ndal dhe te grumbullimi i sulmuesit me origjinë nga Shkupi, Jasir Asani, i cili deri më tani ka realizuar performanca fantastik me Kombëtaren.

“Ne kemi tre finale përpara dhe duhet të përballemi me të njëjtin qëndrim që kemi pasur deri më tani. Gjithçka fillon të enjten.Ne jemi të vetëdijshëm për entuziazmin e tifozëve tanë, por lojtarët e dinë se ky është skenari i jashtëm, diçka që ne nuk mund ta kontrollojmë. Ata janë absolutisht të qetë dhe të ndërgjegjshëm.

Një fitore të enjten do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit tonë të shumëpritur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, por ende nuk është përcaktuese. Ne patëm një shans të vërtetë për t’u rikthyer me një rezultat më të mirë nga ajo ndeshje, por gjëja më e rëndësishme që morëm nga debutimi ishte se u lidhëm me lojtarët dhe ata e kuptuan menjëherë se çfarë donim.

Sigurisht që ne duam të jemi një ekip i mirë organizuar, të shënojmë gola të mëdhenj, të ndërtojmë lojëra të bukura, por unë insistoj në idenë që kjo skuadër duhet të ruajë identitetin e saj, domethënë shpirtin luftarak. Vullneti, guximi dhe qëndrimi në çdo lojë. Kjo është diçka që lojtarët e kuptuan që nga fillimi. Duhej të jetonim në Tiranë për të zhvilluar punën tonë.

Udhëtojmë shumë, takohemi me lojtarët, por databaza që kemi nga FA e Shqipërisë në Tiranë është e paçmueshme. Nëse nuk do të ishim këtu, ndoshta nuk do të kishim gjetur Jasir Asanin. Janë miliona shqiptarë që jetojnë në mbarë botën. Ne po kërkonim një anësor të djathtë me këmbë të majtë dhe gjetëm Asanin. Na pëlqeu ajo që pamë menjëherë dhe ai ka qenë i mrekullueshëm për ne.

Filozofia jonë është të tërheqim lojtarët me punën tonë. Lërini rezultatet, projektin dhe strukturën që po ndërtojmë të flasin për ne dhe të prekin zemrën dhe shpirtin e lojtarëve shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që ata të ndjejnë thirrjen për t’u kthyer në shtëpi”,- u shpreh tekniku brazilian. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!