SHBA, Britania e Madhe, Gjermana dhe Franca diskutojnë për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit

schedule22:44 - 9 Tetor, 2023

schedule 22:44 - 9 Tetor, 2023

Liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë pritet të diskutojnë këtë mbrëmje me video-lidhje për situatën në Izrael dhe territoret palestineze, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

“SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania bien dakord se kjo nuk duhet të bëhet një zjarr në rajon. Kjo është arsyeja pse askush nuk duhet të vazhdojë të nxisë terrorin në këtë situatë”, u tha Scholz gazetarëve në qytetin gjerman Hamburg.

Scholz qëndroi pranë presidentit francez Emmanuel Macron, i ftuar në portin verior gjerman për një takim të përbashkët të qeverive të dy vendeve.

Macron shprehu “solidaritetin e tij total” me popullin izraelit dhe tha se foli sërish këtë mëngjes me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!