Izraeli sulmon 2400 objektiva të Gazës në 24 orë, Netanyahu: Kemi nisur një operacion të gjerë tokësor

schedule18:57 - 9 Tetor, 2023

schedule 18:57 - 9 Tetor, 2023

Më shumë se 2,400 objektiva të Hamasit në vetëm 24 orë janë goditur, tha një zëdhënës i IDF-së, ndërsa ushtria izraelite dhe forcat ajrore nisën një operacion hakmarrës kundër grupit palestinez pas inkursionit vdekjeprurës në territorin izraelit.

Izraelitët po sulmojnë zonat e kontrolluara nga Hamasi për të shkatërruar infrastrukturën dhe për të përgatitur terrenin për operacionin e gjerë tokësor të ushtrisë për të eliminuar plotësisht qendrat e organizimit të organizatës terroriste në Rripin e Gazës.

Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan Joe Biden, të cilin e ka “lajmëruar” se po fillon operacioni tokësor i kombinuar me sulme ajrore dhe artilerie.