OKB: Nuk ka asnjë sistem për riatdhesimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia

schedule14:56 - 9 Tetor, 2023

schedule 14:56 - 9 Tetor, 2023

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR) ka thënë se është e shqetësuar për mungesën e një sistemi për kthimin e fëmijëve ukrainas të dërguar në Rusi pas pushtimit. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, shumë prej këtyre fëmijëve kanë raportuar keqtrajtime nga ana e rusëve.

Autoritetet ukrainase thonë se kanë identifikuar dhe verifikuar rreth 20,000 fëmijë të dërguar në Rusi gjatë luftës. Ukraina ka riatdhesuar më shumë se 400 fëmijë deri më tani, por thotë se nuk e di saktësisht se sa të tjerë janë sepse nuk ka qasje në Rusi apo zona të territorit të pushtuar ukrainas në jug dhe lindje.

“OHCHR mbetet seriozisht i shqetësuar se nuk ka një sistem të vendosur për riatdhesimin e fëmijëve ukrainas që janë zhvendosur në rajone të tjera të territorit të pushtuar nga Rusia ose në Federatën Ruse”, tha Nada Al-Nashif, Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

“Në mesin e fëmijëve që u kthyen në familjet e tyre pasi të afërmit udhëtuan në Federatën Ruse për t’i tërhequr, disa përshkruan se kishin vuajtur ose qenë dëshmitarë të dhunës psikologjike ose fizike nga stafi lokal i arsimit.”, shtoi ai.

Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur marrjen me forcë të fëmijëve ukrainas, duke thënë se i ka zhvendosur fëmijët e gjetur në jetimore ose pa kujdes prindëror në Rusi për sigurinë e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!