Polonia ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Izraeli, me avionin e parë me rreth 120 persona që u ul në Varshavë herët të hënën.
“Njerëzit e parë të evakuuar nga Izraeli janë tashmë në Poloni. Unë do të doja të falënderoja ushtarët [tanë] për kryerjen e operacionit me efikasitet. Ju jeni më të mirët,” shkroi në Twitter ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak.
Dy avionë të tjerë pritet të mbërrijnë gjatë ditës. Të dielën, Blaszczak tha se ishin rreth 200 turistë polakë, përfshirë fëmijë në një udhëtim shkollor, që prisnin të largoheshin nga Izraeli.
Të paktën 200 ushtarë polakë po ndihmojnë në operacion./abcnews.al