Të paktën 370 palestinezë janë vrarë dhe 2200 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga e shtuna.
Kështu u shpreh ministria palestineze e Shëndetësisë, përmes një deklarate, shkruan CNN.
Ditën e djeshme lëvizja islamike palestineze Hamas nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, ndërsa pas bombardimit me raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës, persona të armatosur kaluan kufirin.
Ndërsa sirenat paralajmëruese u dëgjuan në të gjithë Izraelin jugor dhe qendror, duke përfshirë Jerusalemin, ushtria izraelite tha se ishte në një gjendje lufte ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë.
Ky është përshkallëzimi më serioz që kur Izraeli dhe Hamasi luftuan një luftë 10-ditore në vitin 2021./abcnews.al