70 gra e vajza, punonjëse te nje fasonerie ne Fier protestuan përpara Prokurorisë, duke kërkuar që të merret sa më parë në shqyrtim kallëzimi që ato kanë bërë për pronarët e kompanisë, për mos marrjen e pagave për dy muaj.
Ato pohojnë të indinjuara se kallëzimi ka më shume se dy muaj në zyrat e prokurorisë dhe asgjë nuk është bërë për t’i dhënë fund hetimit gjyqësor.
“Kompania në një manyrë abusive nuk ka paguar pagfat për 2 muaj. Punojmë pa kontratë me kompaninë, sepse kështu ndodh në shqipëri. Mundi jojë nuk u shpërblye. Për këtë kërkojmë drejtësi. Punojmë në një punë të vështirë.”
“Kërkojmë ndihmë nga shteti. Nuk ka pasur asnjë reagim nga kompania.”
Protestës së tyre iu bashkua edhe përfaqësues nga “Koalicioni per pune te denje” në kuadër edhe Ditës së Ndërgjegjësimit për Punetoret e Fasonerisë.
Protestueset thonë se nuk do t’i ndalin protestat deri në zgjidhjen e problemit të tyre.