“KiE të dënojë sulmin në Kosovë”, Tabaku dhe një deputet i CDU draft/rezolutë në Këshillin e Europës

schedule15:22 - 6 Tetor, 2023

schedule 15:22 - 6 Tetor, 2023

Sulmi i 24 shktatorit, në Veri të Kosovës, ku terroristë serbë, të udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojcic, vranë Afrim Bunjakun, kërkohet të diskutohet dhe dënohet në Këshillin e Europës në Strasburg.

Në tryezën e Këshillit tashmë është propozuar një draft/rezolutë, që u bën thirrje përfaqëuesve të  46 shteteve anëtare të dënojnë në mënyrën më të ashpër agresionin serb në Kosovë. Kosova nuk është anëtare në këshillin e Europës dhe draftrezoluta ëhstë propozuar nga deputeti gjerman i CDU Knut Abraham, që njihet dhe si mbështetës i Kosovës, së bashku me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Në tekstin e rezolutës, që do të diskutohet të hënën e 9 tetorit, thuhet:

“Kjo rezolutë i bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të dënojnë në mënyrë më të ashpër sulmin e 24 shtatorit dhe i’u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së të heqin masat e miratuara kundër Kosovës në qershor dhe të kërkojnë nga autoritetet serbe që të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e sulmin, të cilër aktualisht banojnë në Serbi, në përputhje me sundimin e ligjit”

Gjithashtu, draftrezolita kërkon që Serbia duhet të përmbahet nga çdo përpjekje e mëtejshme përshkallëzimi që cenon rendin kushtetues të Kosovës. Kjo si parakusht për bisedimet e mëtejshme të anëtarësimit në BE dhe disbursimin e fondeve./abcnews.al