Çdo përfundim rreth shkaqeve të rrëzimit të avionit në të cilin mbeti i vrarë themeluesi i organizatës private ushtarake “Ëagner”, Yevgeny Prigozhin, mund të nxirret vetëm pas një hetimi të plotë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Për momentin, nuk është e mundur të zbulohen detajet e atij incidenti”, u tha Peskov gazetarëve.
Ai theksoi se “ende nuk ka asnjë rezultat përfundimtar apo raport përfundimtar të hetuesve” për shkaqet e rrëzimit të avionit./abcnews.al


