Trajneri i Empolit, skuadër ky luajnë tre lojtarë “kuqezi” Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi, Aurelio Andreazzoli, ka thënë në konferencën në prag të ndeshjes ndaj Udinese se i intereson vetëm rezultati në këtë përballje.
“Strategu” italian theksoi se nuk mendon vetëm për lojën e bukur dhe se do të gëzohej edhe nëse fitojnë në një lojë jo shumë të mirë, duke “karikuar” kështu djemtë e tij, përpara një sfide shumë të vështirë si ajo ndaj “bardhezinjve”.
“Rezultati është sigurisht ilaçi për gjithçka, por pothuajse gjithmonë rezultati është i ndërlidhur me paraqitjen. Do të isha i lumtur edhe nëse fitoja duke luajtur keq. Theksi duhet të jetë te rëndësia e ndeshjes dhe tri pikëve. Ne do të përpiqemi për t’u përmirësuar, si gjithmonë”,- tha tekniku i Empoli. /i.m /abcnews.al